25 Prill 2024

Rrahmani inspekton punimet në ndërtimin e QKMF-së në Kaçanik

Kaçanik, 28 maj - Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm Gani Shabani dhe bashkëpunëtorët vizituan sot Komunën e Kaçanikut, ku u pritën nga Kryetari i Komunës Besim Ilazi.

Gjatë kësaj vizite, ata kanë inspektuar edhe punimet e nisura për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Kaçanik, që është një projekt i bashkë-financuar nga Ministria e Shëndetësisë, Qeveria dhe Caritas-i i Luksemburgut dhe Komuna e Kaçanikut.

Gjatë takimit me Kryetarin e Komunës, Ministri Rrahmani tha se Ministria e Shëndetësisë është e përkushtuar që të përkrah zhvillimin e të gjitha niveleve të kujdesit shëndetësor në mënyrë prioritare, pavarësisht faktit se Kujdesi Parësor Shëndetësor menaxhohet nga komunat.

Ai tha se ndërtimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të re do të krijojë mundësi për shërbime më të mira shëndetësore për qytetarët e Kaçanikut, ndërsa kërkoi vëmendje me rastin e planifikimeve të ndërtimit të objekteve shëndetësore që të merren parasysh edhe planifikimet e mira si për objektin ashtu edhe për resurset njerëzore dhe të tjera.

Ministria do të vazhdojë të mbështes edhe komunat e tjera, tha Ministri Rrahmani, duke bashkëpunuar ngushtë me komunat për trajtimin me prioritet dhe çështjes së ofrimit të shërbimeve cilësore shëndetësore nëpër komunat e vendit

Kryetari i Komunës Besim Ilazi ka falënderuar Ministrin Rrahmani për vizitën e bërë duke theksuar se është ministri i parë që viziton këtë komunë në këtë mandat të ri të Qeverisë e gjithashtu edhe për mbështetjen për këtë projekt të rëndësishëm për qytetarët e Komunës së Kaçanikut si nga ish –Ministri ashtu edhe nga Ministri  aktual i Shëndetësisë.

Në takim është biseduar edhe për nevojat e kujdesit parësor në Komunën e Kaçanikut, furnizimin me barna, nevojën e zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit në këtë komunë, shërbimet që ofrohen për qytetarët  çështje me interes të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Më pas, përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Komunës kanë vizituar vendin ku po ndërtohet QKMF-ja e re, duke parë punimet që po kryhen aty.

QKMF-ja e re në Kaçanik do të jetë një objekti i tipit P+1 me sipërfaqe të përgjithshme prej 2400 metrash katror në vlerë prej 1.245.000 euro që po bashkë-financohet nga Ministria e Shëndetësisë me 650.000 euro, Komuna e Kaçanikut me 350.000 euro, Caritasi 200.000 euro dhe Ambasada e Luksemburgut do të participojë me 45.000 euro.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)