20 Prill 2024

Hapen ordinancat të reja për shërbimet stomatologjike

Prishtinë, 27 maj - Në Qendrën e Stomatologjisë pranë Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF) nr 5, në lagjen “Dardania”, në kryeqytet sot u hapen dy ordinanca të reja, të pajisura me aparaturë bashkëkohore me qëllim të zgjerimit të kapaciteteve për shërbimet stomatologjike preventive për fëmijët e qytetit.

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Komunës së Prishtinës, Arben Vitia, përpos hapjes së dy ordinancave për preventivë dhe për edukim shëndetësor për shëndetin oral të fëmijëve, njëkohësisht është investuar në tërë objektin e kësaj qendre, si dhe ka ndryshuar struktura stomatologjike.

“Përveç strukturës stomatologjike, kemi ndryshuar dhe kemi përmirësuar kushtet e punës dhe kemi ngritur cilësinë e shërbimeve për pacientët në këtë Qendër të Mjekësisë Familjare, e cila për një kohë të gjatë ka qenë në kushte jo të mira të punës.\"

\"Këto dy ordinanca stomatologjike për preventivë dhe për promovim të shëndetit kanë ardhur edhe si rezultat i vizitave sistematike që janë realizuar gjatë vitit të kaluar ku u dëshmua se shëndeti oral nuk është në nivelin e duhur tek fëmijët tanë dhe si rrjedhojë kemi arritur që bashkë me menaxhmentin e QKMF – së t’i ndërmarrim të gjitha masat dhe të intervenojmë tek këto mosha që mos të kenë probleme me dhëmb”, tha Vitia.

Ndërsa kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me këtë rast tha se këto investime janë bërë me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe promovimit të shëndetësisë publike.

Ahmeti tha se që të gjitha këto investime janë pjesë e reformave që Komuna e Prishtinës ë duke i duke i bërë në sistemin e shëndetësisë dhe e shprehu besimin se shumë shpejtë do të bëhet edhe digjitalizimi i shërbimeve, kartelat shëndetësore, respektivisht historiku digjital për secilin pacient që do të jetë një prej reformave më të mëdha në Komunën e Prishtinës.

“Ne këtë e kemi detyrim. Shumica e qytetarëve nuk kanë para për sektorin privat, shumica e tyre i kërkojnë të gjitha shërbimet shëndetësore në sektorin publik, andaj është kënaqësi kur shohim hapjen e qendrës stomatologjike në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ulipanë. Se shpejti do të hapet Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen e Muhaxherëve që është në tërësi qendër e re, e cila bazohet edhe në një sistem të ri të planifikimit. Po ashtu besojmë se deri në fund të vitit do të funkcionalizohet edhe Qendra e Mjekësisë Familjare në Tophane për krah asaj që do të fillojmë edhe QMF – në që do të hapet në lagjen Kalabria”.

Në kuadër të digjitalizimit nga sot në QMU ka filluar sistemi i ri “PARTUS”. Ky projekt paraqet një sistem modern të shërbimeve të urgjencës paraspitalore në kryeqytet dhe mundëson evidentimin më të shpejtë të rasteve emergjente që kërkojnë ndihmën mjekësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)