29 Mars 2024

Tre filxhanë kafe në ditë bëjnë mirë për mëlçinë

Londër, 25 maj - Hulumtimi i fundit ka treguar se konsumimi i pijes së preferuar të mëngjesit, kafesë, është i mirë për mëlçinë.

Njerëzit të cilët çdo ditë pinë sasi të mëdha të kafesë e kishin ulur nivelin e enzimave të këqija në mëlçi, ndërsa efekti është arritur edhe me kafe pa kafeinë.

Autori i studimit, dr. Qian Xiao, nga Maryland, tha se studimet e mëparshme kanë treguar se pirja e kafesë e ka një efekt pozitiv në mëlçi, por nuk dihet se në çfarë mase e ka të njëjtin efekt kafja pa kafeinë.

Për t’i përcaktuar rezultatet e kafesë pa kafeinë, Xiao dhe kolegët e tij i kanë përdorur të dhënat e mëparshme dhe shqyrtuan hulumtimin e kryer në 27.800 njerëz mbi 20 vjet.

Qëllimi i këtij studimi ishte të shikohej shëndeti i përgjithshëm i qytetarëve amerikanë, të cilët u ishin nënshtruar ekzaminimeve dhe intervistave sistematike.

Studiuesit zbuluan se njerëzit që pinin tre ose më shumë filxhanë kafe në ditë kishin nivele më të ulëta të enzimave në mëlçi, në krahasim me personat që nuk pinë kafe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)