27 Prill 2024

Mamitë janë personeli kyç për të arritur synimet e Mijëvjeçarit

Prishtinë, 5 maj - Organizuar nga Shoqata e Mamive të Kosovës, mbështetur nga UNFPA dhe OBSH, zyrat në Prishtinë, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike u shënua sot Dita Ndërkombëtare të Mamive në Kosovë me moton :“ Për një të nesërme me të mirë “.

Qëllimi i këtij shënimi që u bë përmes një tryeze diskutimesh, ishte informimi dhe ngritja e vetëdijes për rëndësinë e punëve të mamive.

Në tryezën që për temë kishte “Fuqizimin e  rolit të mamive në ofrimin e kujdesit perinatal cilësor, miqësor dhe të sigurte”, profesionistët e fushës përkatëse, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, UNFPA-së e OBSH-së theksuan se roli dhe rëndësia e mamive në kujdesin shëndetësor të tre niveleve është i pazëvendësueshëm në përmirësimin e gjendjes shëndetësore.

Në këtë shënim u tha se falë angazhimit të tyre, në bashkëpunim me gjinekologët, obstetrit dhe profesionistët e tjera, në Kosovë ka rënie të dukshme të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së foshnjave dhe nënave.

Me gjithë sfidat që i ka ky profesion dhe vet sistemi shëndetësor, në këtë tryezë u theksua se rezultatet janë të mira, ndërsa mamitë janë personeli kyç për të arritur synimet zhvillimore të Mijëvjeçarit 4 (Reduktimi i vdekshmërisë së fëmijëve) dhe Synimit 5 ( Përmirësimi i shëndetit maternal).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)