24 Prill 2024

"Vrapo për zemra" ndihmon nënat dhe fëmijët

Prishtinë, 3 maj - Me qëllim të mbledhjes së fondeve për të përmirësuar shëndetin e nënave dhe fëmijëve në Kosovë, me rastin e gjysmë - maratonës së Prishtinës, organizohet aktiviteti \"Vrapo për zemra\". 

Prishtinë, 3 maj - Si rezultat i rritjes së numrit të interesuarve për edicionin 2015 të gjysëm-maratonës dhe vullnetit të mirë të qytetarëve vendas dhe të huaj të ndihmojnë në qështje humanitare, organizata \"Aksioni për nëna dhe fëmijë\" (Action for Mothers and Children) organizon aktivitetin e saj të rradhës për mbledhjen e fondeve që do të përdoren për shëndetin e nënës dhe fëmijës. 

\"Kjo është një formë e re të cilën po e përdorim për të mbledhur fonde për qëllimin tonë, dhe mendoj se përshtatet me konceptin e gjysëm-maratonës së Prishtinës, që është për të vrapuar për një qëllim të mirë.\" - shprehet Mrika Aliu, udhëheqëse ekzekutive e organizates dhe vazhdon: \"Do të kemi edhe më shumë aktivitete të tilla dhe falënderoj përzemërsisht të gjithë që marrin maicen tonë dhe vrapojnë për zemra, me zemër.\"

Për të qenë pjesë e ekipit Amchealth.org, të gjithë duhet të vizitojnë shtandin e organizatës tashmë të vendosur para Teatrit Kombëtar, në Prishtinë, nga 2-9 Maj (10:00 - 20:00), dhe të jepin donacion në shumë prej 10, 20 apo më shumë. Aty do të pajisen me maicë zyrtare të aktivitetit.

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është fondacion humanitar me qëllimin kryesor të shpëtojë jetën e nënës dhe fëmijës në Kosovë, që ka përqindjen më të lartë të mortalitetit në Ballkan.

Është zgjeruar në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë që nga maji i 2013-tës, derisa bërthama e krijimit të këtij fondacioni joprofitabil buron nga programet e shëndetit riprodhues të financuara nga USAID, e që u implementuan nga Doctors of the World, AIHA, AmeriCares, Dartmouth Medical School dhe shumë kolegë në Kosovë.

 “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” zhvillon programe shëndetësore në Klinikat e gjinekologjisë (që kujdesen për nënat), neonatologjisë (që kujdesen për foshnjat e lindura parkohës) dhe pediatrisë (që kujdesen për fëmijët që vuajnë leukemia, anomalitë e zemrës, astma e sëmundje të tjera). 

Iniciatorë të aktivitetit \"Vrapimi për zemra\" janë Bllok.org dhe Trembelat, me ndihmë të madhe nga InterSport Kosova.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)