26 Prill 2024

QKUK: Për tre muaj në onkologji 190 raste të reja me kancer

Prishtinë, 26 prill - Në tremujorin e parë  të vitit 2015, në Klinikën e Onkologjisë Mjekësore, i njohur në opinion si Instituti i Onkologjisë, janë  ofruar 21 752 shërbime shëndetësore. 

Në këtë tremujor,  ka pasur 190 raste të reja që janë lajmëruar në këtë institucion shëndetësor, prej tyre  52 tumore të gjirit, 35 tumore të sistemit respirator, 32 tumore të traktit gastroendestinal, 39 tumor e traktit urogjenital dhe tumore gjinekologjike, 32 tumore të sistemeve te tjera (S.N.Q, koka, qafa, lëkurës, indeve te buta dhe kockave.  Gjatë kësaj periudhe, janë ofruar 18 985 shërbime të kimioterapisë, kurse ka pasur 3667 seanca të radioterapisë, apo rrezatimit.

Vlen të theksohet se  ky  3-mujor, është afërsisht i njëjtë me numrin e rasteve të reja të vitit 2013 dhe 2014, pra nuk kemi rritje reale të të sëmurëve me kancer.

 Shërbimi i kimioterapisë në  fillim të  vitit është karakterizuar me mungesa të mëdha të citostatikëve, por  përmirësimi ka filluar në fillimin e muajit  shkurt dhe pastaj ky përmirësim ka vazhduar, derisa në muajin prill ky furnizim mbulon  mbi 85-90% të nevojave të pacientëve, krahasuar me buxhetin që  ka në dispozicion ky shërbim.
 
Po ashtu, duhet sqaruar se  nuk ka listë të pritjes për kimioterapi, përderisa  për radioterapi ekziston lista e planifikimit të rasteve. Pra,  pas paraqitjes së rastit pacienti më së largu fillon rrezatimet pas tre jave që është sukses edhe për vendet me shëndetësi më të zhvilluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)