28 Mars 2024

QKUK, mjekët suedez kryejnë 13 operacione të komplikuara

Prishtinë, 17 prill - Një ekip i mjekëve  nga Klinika Universitare e Lishopingut të Suedisë gjatë kësaj jave ka kryer disa operacione të komplikuara në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe Klinikën e Kirurgjisë Plastike. 

Intervenimet janë kryer në bashkëpunim me mjekët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ekipi  nën udhëheqjen e  prof. Sven Mattson, ka kryer 5 intervenime të komplikuara cistoskopike në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike,  vlera financiare e të cilave sillet rreth 20.000 euro, po ashtu, kanë dhuruar  edhe kateterat e nevojshëm për operacion vlera të  cilës është rreth 6.000 euro.

Në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, janë kryer 8 intervenime,  2 prej tyre  të komplikuara, ekipin e ka udhëhequr Prof. Erki Tapila, me asistim  të mjekëve të kirurgjisë plastike.

Mjekët nga Suedia kanë dhuruar  disa paisje në formë të donacionit për Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, përderisa më herët kishin dhuruar donacion edhe për Kirurgjinë  Plastike.

Bashkëpunimi ndërmjet dy palëve do të vazhdojë edhe më tutje, qoftë përmes trajnimit të stafit, apo kryerjes së operacioneve të komplikuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)