25 Prill 2024

Aparatura e Radiologjisë prishet kur largohen inspektorët

Prishtinë, 24 shkurt - Një vizitë nga “persona zyrtarë” është kryer në Klinikën e Radiologjisë në periudhën janar-shkurt të këtij vitit për funksionimin e aparaturave.

Kjo vizitë ka ndodhur në kohën kur të gjitha aparaturat, sipas mbikëqyrësit të kontratës, që QKUK-ja e ka me kompaninë “Ledi Med”, që e ka tenderin rreth një milionësh, për mirëmbajtje dhe servisim të disa prej aparaturave të Radiologjisë, Gazmend Hasbahta, kanë qenë funksionale.

Por që nga data dy shkurt, CT-ja gjashtështresore, në të cilën nevojat për ekzaminime brenda ditës sillen në rreth 30 pacientë në ditë, është jashtë funksionit, asnjë vizitë nga strukturat menaxhuese të QKUK-së ose ndonjë inspektim nuk është bërë. Çmimi për një ekzaminim në këtë CT, në institucionet private sillet rreth 100 euro, shkruan Koha Ditore.

Zyra për medie e QKUK-së nuk ka treguar nëse ndonjëherë është zhvilluar ndonjë inspektim, qoftë nga ndonjë komision brenda QKUK-së, qoftë nga Inspektorati Shëndetësor, për të mësuar shkaqet e problemeve që vazhdimisht e kanë shoqëruar funksionimin e aparaturave të Radiologjisë.  


/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)