26 Prill 2024

Bie numri i të infektuarve me Ebola

Gjenevë, 30 janar - Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se përpjekjet për ngadalësimin e epidemisë vdekjeprurëse të Ebolës janë zhvendosur, duke u përqëndruar tani tek përpjekjet për t’i dhënë fund epidemisë.

Numri i rasteve të reja të të infektuarve me sëmundjen gjatë një jave ra në nivelin më të ulët që nga fundi i qershorit.

Javën e kaluar u njoftuan 99 raste të reja të të infektuarve në vendet më të prekura nga epidemia, si Guinea, Liberia dhe Sierra Leone, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Organizata tha se në fazën e dytë të re të përgjigjes ndaj epidemisë, zyrtarët nuk do të përpiqen më të ngrenë me shpejtësi qendra mjekësore, por ata do të fokusohen tek zbulimi i të infektuarve, trajtimi i tyre dhe angazhimi me komunitetet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)