16 Prill 2024

Ferrarese: Mbështetja e Qeverisë Italiane nuk do të mungojë

Prishtinë, 29 janar - Ministri i Shëndetësisë i  Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani priti sot Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese, ku biseduan për bashkëpunimin në shëndetësi në mes dy vendeve.

Ministri Rrahmani tha se që nga pas lufta e deri më tani, për herë të parë shëndetësia është prioritare në Qeverinë e Kosovës, “andaj ne jemi optimist se me një përkushtim tonin institucional, punën e profesionistëve shëndetësor dhe me mbështetjen e vazhdueshme të miqve tanë ndërkombëtar, do të arrijmë rezultate të dukshme në sektorin e shëndetësisë, duke bërë të mundshme që qytetarët tanë të gëzojnë shërbime cilësore shëndetësore”, theksoi Ministri Rrahmani.

“Klinika e Kardiokirurgjisë është një prej prioriteteve kryesore të kabinetit tim, ne veçse kemi një marrëveshje me Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës, dhe do të ishte i mirëseardhur edhe bashkëpunimi nga ana e Qeverisë Italiane, për të mbështetur projektin e filluar për këtë klinikë, në mënyrë që ky shërbim të funksionalizohet dhe të mos ketë ndërprerje në shërbime”, tha Ministri Rrahmani.

Ambasadori Ferrarese, uroj ministrin Rrahmani për detyrën e Ministrit të Shëndetësisë, që siç e quajti ai, është sektori më i rëndësishëm dhe sfidues nga të gjithë tjerët.

“Mbështetja e Qeverisë Italiane nuk do të mungojë në asnjë moment të vetëm, dhe do të jemi në dispozicionin tuaj aty ku ju e shihni të nevojshme se mund të kontribuojmë”, tha Ambasadori Ferrarese.

Ndër të tjera u diskutua forma e bashkëpunimit në trajnimin e profesionistëve shëndetësor kosovar në Itali, dhe forma të tjera bashkëpunimi me qëllim të ngritjes së kapaciteteve infrastrukturore dhe profesionale shëndetësore në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)