25 Prill 2024

UNICEF vazhdon bashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë

Prishtinë, 28 janar - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani priti sot në takim shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, znj. Laila Omar Gad.

Në takim u bisedua për format e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe organizatës UNICEF, veçanërisht në aspektin e reformës shëndetësore dhe  ndihmën që mund të ofron UNICEF-i në këtë drejtim. 

Ministri Rrahmani, tha se është i njoftuar për ndihmën e madhe të deritanishme të UNICEF-it, për shëndetësinë e Kosovës, me ç’rast shprehu falënderim dhe interesin që bashkëpunimi i deritashëm me këtë organizatë të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ministri Rrahmani e njoftoj znj. Omar Gad, se reformën e filluar në shëndetësi, do të vazhdojë por, duke e monitoruar në detaje për të eliminuar elementet të cilat nuk përkojnë me avancimin e një sistemi të mirë shëndetësor.

“Ndër prioritetet kryesore në mandatin tim është, Sistemi i Sigurimeve Shëndetësore efikase dhe i barabartë për të gjithë banorët e Kosovës, ku presë një mbështetje dhe bashkëpunim nga të gjithë akterët që veprojnë në Kosovë, përfshi edhe organizatën UNICEF”, tha Ministri Rrahmani.

Znj. Omar Gad uroi ministrin Rrahmani  për emërimin e tij, si ministër i Shëndetësisë, duke theksuar se misioni UNICEF-it në Kosovë, do të vazhdojë bashkëpunimin me  Ministrinë e Shëndetësisë, me projekte të ndryshme që kanë qëllim përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)