23 Prill 2024

QKUK: Gjatë protestës së djeshme ndihmë kërkuan 170 pacientë

Prishtinë, 28 janar - Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, bënë të ditur se ditën e djeshme rreth ores 13:00 kanë filluar të vijnë rastet e para, në Shërbimin Klinik Emergjent të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e lëndimeve në protestë.

Në tërësi sipas QKUK-se ndihmë mjekësore kanë kërkuar 170 persona, prej tyre 107 policë, 53 protestues dhe 10 qytetarë të vetë deklaruar.

Stafi mjekësor i Shërbimit Klinik Emergjente dhe të gjitha klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë qenë në gatishmëri të plotë, për të trajtuar të gjitha rastet të cilët kërkuan ndihmë mjekësore në këto klinika.

Vlen të theksohet se furnizimi me barna dhe material shpenzues ka qenë i plotë,  po ashtu të gjitha kapacitet e degëve diagnostike kanë qenë në funksion të plotë, duke  kryer radiografitë e nevojshme, CT e deri tek Rezonanca Magnetike. 

Duke parë situatën dhe bazuar në legjislacionin në fuqi, Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, ka formuar shtabin emergjent, për menaxhim të situatës.

Shtabi emergjent ka pasur këtë përbërje;

Dr. Curr Gjocaj, Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK
Dr. Basri Lenjani, Drejtor i Shërbimit Klinik Emergjent
Dr. Rifat Bajrami, Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë
Dr. Saudin  Maliqi, Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale
Dr. Blerim Syla, Kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë
Znj. Lirije Beqiri, koordinatore nacionale për infermieri SHSKUK
Znj. Mexhide Sojeva, kryeinfermiere e Shërbimit  Klinik Emergjent
Znj. Fëllënza Spahiu, kryeinfermiere e Klinikës së Kirurgjisë

Shtabi emergjent  vlerëson dhe konstaton se situata është menaxhuar mirë, falë përkushtimit të profesionistëve shëndetësorë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)