28 Mars 2024

Ushtarët e FSK-së dhuruan 100 doza gjak

Prishtinë, 26 janar - Në organizim të Departamentit të Mjekësisë dhe Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak të MFSK-së, dhe në koordinim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës (QKTGJK), sot, në Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), dhe në Kazermën “Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore (KFT), filloi aksioni humanitar për dhurimin gjakut.

FSK-ja ka një traditë të organizimit të aksioneve humanitare për dhurimin e gjakut, që nga TMK-ja dhe tani FSK-ja. Ky aksion ka filluar sot dhe do të vazhdojë të mbahet në të gjitha njësitë e FSK-së, deri më 30 janar.

Në ditën e parë, në Ministrinë për FSK-në dhe në Komandën e Forcave Tokësore dhuruan gjak 100 pjesëtarë të FSK-së.

Menaxherja për marketing e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës, Albana Gashi tha se FSK-ja është shembulli më i mirë në nivel vendi, për dhurimin vullnetar të gjakut.

Aksionit të sotëm iu përgjigjen një numër i madh i pjesëtarëve të saj. Sa herë kemi nevojë për gjak, çdo herë në ndihmë na del FSK-ja, shtoi në fund, Albana Gashi.

Aksioni humanitar për dhurimin e gjakut do të vazhdojë nesër, në Kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog, ndërsa, më 28 janar vazhdon në Mitrovicë dhe më 29 dhe 30 janar, në Gjilan dhe Ferizaj, ku pritet të për

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)