18 Prill 2024

Fillon bashkëpunimit mes QKUK-së dhe QSUT-së për Kardiokirurgji

Prishtinë, 25 janar - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës , Imet Rrahmani i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë Qemajl Mingjozi, vizitoi sot Klinikën e Kardiokirurgjisë me rastin e operimit të dy pacientëve nga ekipi i kardiokirurgëve të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT), dhe stafit mjekësor  të Klinikës së Kardiokirurgjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit që kanë mes tyre.

Ministri Rrahmani tha se operimi i suksesshëm i dy pacientëve kosovar, është një hap i rëndësishëm për fillimin e implementimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes QKUK-së dhe QSUT-së.

“Jemi të angazhuar maksimalisht që Kardiologjia Invazive dhe Klinika e Kardiokirurgjisë, të funksionalizohet sa më shpejt, ashtu që këto shërbime tu ofrohen qytetarëve tanë. Marrëveshja në mes dy Qendrave tona, luan rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve në Klinikën e Kardiokirurgjisë por, edhe në përcjelljen  e përvojave tuaja profesionale tek kardiokirurgët e rinj kosovarë”, tha ministri Rrahmani.

Ambasadori Mingjozi tha se është shumë e rëndësishme ngritja e kapaciteteve profesionale kardiokirurgjike në QKUK. 

“Përkrahja e Republikës së Shqipërisë nuk do të mungojë në asnjë rast aty ku shihet e nevojshme për shëndetësinë kosovare. Ne jemi të njoftuar për gjendjen momentale të kësaj klinike dhe natyrisht se në bazë të marrëveshjes që kemi, do të jemi bashkudhëtar në procesin e funksionalizimit së këtij shërbimi”, tha Ambasadori Mingjozi.

Ndërsa dr. Edvin Prifti, Shef i Shërbimit të Kardiokirurgjisë në QSUT-së, tha se duke e pas parasysh se infrastruktura për shërbime të tilla në QKUK nuk mungon, me një përkushtim dhe bashkëpunim në mes dy Qendrave Spitalore, është lehtë e mundshme ngritja e kapaciteteve profesionale që do të mundësoj funksionalizimin e Klinikës së Kardiokirurgjisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)