23 Prill 2024

UNDP do të vazhdojë projektet e filluara me Ministrinë Shëndetësisë

Prishtinë, 22 janar - Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takim shefin e UNDP-së në Kosovë, Andrew Russell dhe shefin e Zyrës së OBSh-së, Skënder Syla.

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin midis këtyre dy agjensioneve të Kombeve të Bashkuara që veprojnë në Kosovë, në funksion të zhvillimit të projekteve të përbashkëta në përkrahje të ndryshimeve pozitive në shëndetësi në frymën e reformës shëndetësore.

Ministri Rrahmani ka njoftuar Rusell dhe Syla me prioritetet e punës së tij që lidhen me zbatimin e ligjeve në shëndetësi, kthimin e besimit të qytetarëve në  sistemin shëndetësor, respektimin e dinjitetit të profesionit të mjekut, forcimin e kapaciteteve dhe zhvillimin e reformës shëndetësore.
 
Me qëllim të përcjelljes së zhvillimit të ecurisë së reformave, Ministri Rrahmani tha se do të formojë një ekip të ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë, ndërkohë që siguroi shefin e UNDP-së dhe të OBSH-së, se do të punojnë bashkë në vazhdimësinë e projekteve të filluara që lidhen me kapacitetet në sistemin shëndetësor, luftën kundër korrupsionit, zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit, etj.

Rusell nga ana e tij e ka njoftuar Ministrin me projektet e filluara midis UNDP-së dhe Ministrisë për  të cilat tha se UNDP është e interesuar të vazhdohen, për çka shprehu gatishmëri edhe Ministri Rrahmani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)