19 Prill 2024

Ministri Rrahmani diskuton për projektin e Kirurgjisë së fëmijëve

Prishtinë, 22 dhjetor - Ministri i Shëndetësisë Dr. Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë,  priti sot në takim një delegacion të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe, të kryesuar nga Dr. Maha Barakat, drejtoreshë gjenerale  e Autoritetit Shëndetësor të Abu Dhabi me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim është biseduar për projektin e Kirurgjisë Pediatrike, përkatësisht ndërtimin e një spitali për këtë qëllim brenda Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, si rezultat i bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Presidencës së Kosovës me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ministri Rrahmani i ka dhënë mbështetje këtij projekti me synimin që përmes tij, të sigurohen shërbime sa më cilësore shëndetësore nga fusha e kirurgjisë pediatrike për fëmijët në Kosovë.

Gjatë ditës ndërkaq, ekipe nga MSH-ja dhe SHSKUK-ja, në bashkëpunim me ekipet e ekspertëve nga EBA, po zhvillojnë takime rreth aspekteve teknike që lidhen me implementimin e këtij projekti të rëndësishëm, për të cilin janë të interesuara të ndihmojnë Emiratet e Bashkuara Arabe.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)