24 Prill 2024

QKUK ka referuar të vdekurit për trajtim jashtë vendit

Prishtinë, 26 nëntor - Mjekët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kanë referuar “pacientët” e vdekur për trajtim jashtë vendit përmes Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo është vërtetuar nga inspektimi që Ministria e Shëndetësisë i ka bërë QKUK-së, pasi ka dyshuar se fondi prej tre milionë eurosh për shërim jashtë vendit është duke u keqpërdorur, shkruan koha ditore.

MSh-ja gjatë tërë vitit është ankuar se fondi për shërim jashtë vendit është shumë i vogël, dhe vërtetimi i dyshimeve se në mesin e përfituesve që të shkojnë për trajtim jashtë vendit janë edhe qytetarët, të cilët kanë vdekur para disa muajsh, nxjerr në pah jo vetëm keqpërdorimin e parave, por edhe keqtrajtimin e pacientëve, për shkak se u është refuzuar kërkesa për trajtim jashtë vendit me pretekstin se ka “mungesë” të të hollave.

“Koha Ditore” ka pasur qasje para dy javësh në librin protokollar të QKUK-së për pacientët të cilët nga mjekët e këtij institucioni janë referuar për në MSh. Burime brenda këtij institucioni i kanë thënë gazetës që së paku dy “pacientë” të vdekur, kanë marrë referim nga QKUK-ja për t’u trajtuar jashtë vendit.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)