28 Mars 2024

Ngrohja globale po zgjon viruset “e ngrira” qindra vjeçarë

Washington, 30 tetor - Viruset e “ngrira” për qindra dhe mijëra vjet mund të bëhen sërish aktivë pas shkrirjes së akujve nga ngrohja globale.

Shkencëtarët kanë mundur të risjellin në jetë një virus të 700 vjeçar, i zbuluar në kullotat e drerëve të veriut.

Ekipi i studiuesve tha se do të tregojnë potencialin shkencor për të risjellë përsëri në jetë viruse të tjera, në mënyrë që të studiojnë biologjinë e tyre dhe të zbulojnë se si mund t’i vrasin këto viruse nëse ata bëhen aktivë sërish.

Viruset e reja janë qindra vjeçarë të vjetër dhe njëri prej tyre ndoshta mund të ketë infektuar bimët që drerët hanë.

“Shkencëtarët kanë zbuluar se viruset mund të mbijetojnë për periudha të gjata kohore dhe në mënyrë surprizuese ata u mbijetojnë ambienteve të ftohta dhe ngricave”, tha Eric Delwart, një studiues nga Instituti i Kërkimeve në San Francisko.

Ekipi i tij ka analizuar materialet virale gjenetike të gjetur në feçet e një dreri, në një shtresë akulli 4000 vjeçare në Kanada.

Zbulimi i shkencëtarëve se viruset e lashtë, të ngrirë dhe të fosilizuar para qindra apo mijëra vitesh jetojnë dhe mund të kthehen në jetë, ka dhënë alarmin pas shkrirjes së shpejtë të akujve në Arktikut.

Nëse rizgjimi i shumë prej viruseve të vjetra do të bëhej realitet, kjo do ta gjente shkencën të papërgatitur, thonë hulumtuesit, pasi mbi këto viruse dhe mënyrën sesi ato janë ndërtuar apo zhvillohen nuk dihet asgjë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)