25 Prill 2024

Ministri Agani nderohet me çmimin "Akademik i Paqes"

Prishtinë, 25 tetor - Ministri i Shendetesisë i Republikës së Koovës, Prof. Dr Ferid Agani, morri pjesë dhe prezentoi në konferencën ndërkombëtare: "Zhvillimi i qëndrueshëm, solidariteti dhe shëndeti në kontekstin e kulturave përendimore dhe lindore",  që më 24 dhe 25 tetor 2014 u mbajte në Palermo, Republika e Italisë.

 Në Konferencë morrën pjesë Ministri për çështje ndërkombëtare i Republikes së Italisë Giorgio Bosco; Kryetari i Parlamentit Ndërkombëtar të Shteteve për Siguri dhe Paqe, Eugenio Lai dhe Ambasadori i këtij Parlamenti, Alfredo Maiolese; Ministrja e Kulturës dhe Familjes në Qeverine e re të Sirisë, të njohur nga Bashkësia Evropiane Taghrid Al Hagli, si dhe shumë  zyrtarë ëe lartë shtetëror nga Qeveritë dhe Parlamentet e Irakut, Somalisë, Libanonit dhe Italisë.

Ne fjalën e tij, Ministri Agani theksoi rëndësinë e shërbimeve të mira shëndetësore për mirëqenien e qytetarëve,  përfshirë mirëqenien e tyre shpirtërore nëpërmjet fuqizimit të dialogut ndër-kulturor në koheë e modernizmit dhe globalizimit si rrugë të sigurtë për promovimin e paqes dhe prosperitetit në botë.

Në fund të Konferencës, Kryetari i Akademisë Ndërkombëtare \"Giuseppe Pitre\" Prof. Giovanni Giampino, nderoi Ministrin Agani me Çmimin \"AKADEMIK I PAQES\" të kesaj Akademie Ndërkombëtare, anëtare e akredituar e Komisionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ECOSOC.

Në arsyetimin e çmimit, ai theksohet se Ministri Agani ka merita të veçanta ndërkombëtare në fushën humanitare dhe kulturore për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë për afirmimin e vlerave më të larta të jetës dhe paqes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)