29 Mars 2024

Vaksina eksperimentale kundër Ebolës mund të futet në përdorim

Gjenevë, 22 tetor - Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se një vaksinë eksperimentale kundër Ebolës mund të futet në përdorim në janar.

Zëvendës Drejtoresha e organizatës Dr. Marie Paule Kieny tha sot se provat klinike po vazhdojnë ose do të fillojnë së shpejti në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe Afrikë. Ajo tha se nëse vaksina rezulton e padëmshme, në janar do të fillojnë provat në Afrikën perëndimore, duke përdorur dhjetëra mijëra doza.

Dr. Kieny nuk dha hollësi se kur mund të hidhet vaksina në përdorim të gjerë.

Për momentin nuk ekzistojnë as ilaçe, as vaksina kundër Ebolës, e cila deri tani ka shkaktuar vdekjen e mbi 4500 vetëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)