19 Mars 2024

Nesër nis aplikimi për zgjedhjet për Odën e Stomatologëve të Kosovës

Prishtinë, 21 tetor - Komisioni Qendror Zgjedhor për zgjedhjet për Odën e Profesionistëve Shëndetësor-Stomatologëve të Kosovës njofton se duke filluar nga e mërkura, 22 tetor 2014, fillon aplikimi për kandidatë të anëtarë të Kuvendit të Odës së Stomatologëve të Kosovës.

Periudha e aplikimit zgjat deri më 27 tetor, në ora 16:00.

Aplikacionet për kandisim mund të shkarkohen nga ueb faqja e Ministrisë së Shëndetësisë apo mund edhe të merren drejtpërdrejt nga Komisionet e Njësive zgjedhore nëpër komuna.

Pas plotësimit të aplikacionit nga kandidatët, aplikacioni dorëzohet në Komisionin e Njësisë zgjedhore apo drejtpërdrejt në Komisionin Qendror Zgjedhor në Ministrinë e Shëndetësisë.

Në njësinë zgjedhore në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës, që është qendra më e dhe zgjedhore do të jenë tre vendvotime:  e para- për stomatologët me kontratë të përhershme punë me QKSUK_në; e dyta për specializantët në këtë qendër si njësi e veçantë dhe e treta-për sektorin privat të komunës së Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)