19 Mars 2024

Britania mbështetë kardiokirurgjinë e fëmijëve në Kosovë

Prishtinë, 21 tetor  - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani, priti sot Prof. dr. Shakeel Qureshi, kardiolog i fëmijëve nga Britania e Madhe, i cili po qëndron në Kosovë nga data 19 deri 22 tetor, në lidhje me realizimin e bashkëpunimit  më të ri në fushën e kardiokirurgjisë.

Ministri Agani duke e vlerësuar lartë gatishmërinë e dr. Qureshit dhe ekipit të tij për ndihmën profesionale në fushën e kardiologjisë së fëmijëve në Kosovë, tha se “është më se e nevojshme që profesor të tillë të vinë në Kosovë dhe të kontribuojnë me përvojat e tyre në avancimin e profesionistëve shëndetësor të Kosovës”.

“Kosova ka kapacitete profesionale mjekësore të moshës së re, gjë që premton një të ardhme të mirë për shëndetësinë, prandaj kontributi juaj është më se i mirëseardhur” tha ministri Agani.

Profesori Shakeel Qureshi tha se misioni i mjekut është të shpëtoj jetë dhe puna që ka bërë këto ditë në Kosovë, është vetëm një detyrë që ka ai dhe çdo profesionist shëndetësor për pacientët.

Ndryshe, ekipi kardiologjik dhe kardiokirurgjik i udhëhequr nga  profesor  Shakeel Qureshi, kardiopediatri më i njohur në botë në lëmin e kardiologjisë pediatrike intervente, kanë bërë 10 intervenime deri më tani që kanë rezultuar me sukses dhe pritet të bëhen edhe dy intervenime tjera gjatë qëndrimit të kësaj ekipe në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)