19 Mars 2024

Ligji kundër duhanit shkelet nga vet institucionet qeveritare

Prishtinë, 21 tetor - Ligji kundër duhanit javëve të fundit është shkelur jo vetëm nga individë, por edhe nga zyrtarët e gjykatave dhe nga institucionet qeveritare.

Po ashtu janë shtuar ankesat dhe denoncimet, bëjnë të ditur institucionet që janë të angazhuara në implementimin e këtij ligj.

Ata vlerësojnë se duhet shtuar inspektimet dhe veprimet e gjykatave ndaj shkelësve.

Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, ka bërë të ditur se ditëve të fundit në numrin e kontaktit që pranon ankesat e qytetarëve për shkelje të Ligjit për kontrollin e duhanit, ka pasur dhjetëra denoncime nga qytetarët.

“Ka pasur ankesa për disa lokale ku qytetarët kanë denoncuar shkeljen e Ligjit dhe ka pasur një ankesë edhe për një dyqan privat që u shet fëmijëve cigare jo me pako, por me copë. Nëse i referohemi krejt vitit, përmes këtij numri ka pasur rreth 300 denoncime të shkeljes së Ligjit për kontrollin e duhanit”, ka thënë ai.

 

/koha/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)