25 Prill 2024

Sierra Leone, vendi më i goditur nga Ebola

Freetown, 20 tetor - Në distriktin Darru të Sierra Leones, fshati i thellë Njallah Geima është një nga më të goditurit nga Ebola. 

Zëri i Amerikës njofton se që nga maji, më tepër se 200 njerëz që jetojnë atje, janë infektuar me Ebola dhe 61 prej tyre kanë vdekur në vetëm tetë javët e fundit.

Ky fshat i thellë ka një rrugë të vetme. James Bayone është punonjës social nga Darru, i cili ndihmon ata që kanë ngelur nga ky komunitet i shkatërruar. Ai thotë se Ebola ka shkatërruar familje të tëra.

“Këtu ka shumë jetimë, të cilët i kanë lënë me persona të tjerë, që kujdesen si prindër. Të gjithë këta fëmijë kanë mbetur me gjyshin e tyre, nënat i kanë vdekur, edhe të afërm të tjerë…”

Mësuesit 65 vjeçar të arabishtes, Foday Konneh, i kanë lënë të kujdeset 31 fëmijë; 18 prej tyre janë jetimë.

“Shumica e fëmijëve vijnë  këtu për të mësuar arabishten, por disa prej tyre janë viktima të Ebolës, prindërit u kanë vdekur.

Ata ishin këtu me mua kur i vdiqën prindërit, tani nuk kanë se ku të shkojnë. Prandaj, mua m’u desh t’i marr pranë vetes, të kujdesem për ta dhe t’i ushqej. Por, nganjëherë është shumë e vështirë të sigurosh jetesën…”

Në kushtet kur sistemi shëndetësor ka dështuar, shumë njerëz si Foday kanë pak ndihmë.

James thotë se kur Ebola goditi këtë fshat, banorët u izoluan, askush nuk u erdhi për ndihmë.

\"Ata i braktisën të gjithë; po të thoje se je nga Njallah Geima, të gjithë të braktisnin…”

Solomon Jauad jeton me familjen në kufi në fshatit. Ai i mbijetoi

Ebolës, por humbi shumë familjarë.

“Ai thotë se e gjithë familja, 14 njerëz anëtarët e saj, vdiqën dhe këta të tre këtu ishin vëllezër.”

Kjo dhomë qëndron e mbyllur që kur vdiq vëllai i tij binjak.

Solomon thotë se ai kishte frikë të shkonte për trajtim.

Dhoma ka ngelur e paprekur. Nëpër mure ende varen fotografitë e familjes. Cigaret që shiste i vëllai ende ndodhen në raft.

Solomon thotë se ai ishte personi i fundit i fshatit që vdiq.

James thotë se Ebola ka prekur çdo pjesë të komunitetit.

“Nuk ka asnjë shtëpi në këtë qytet që të mos jetë prekur nga epidemia, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose jo.”

Kur Ebola preku Njallah-un, shumë njerëz u larguan me shpjetësi, të frkësuar nga të infektuarit.

Baby Bandu ishte e mbyllur në një shtëpi bosh me të motrën, e cila më vonë vdiq nga Ebola.

Veronica Kamara thotë se Bandu është vetëm 18 muajshe.

“Ata ishin në fshat që të dy, ajo dhe motra e madhe, e cila ishte 7 vjeçe; ato mbetën të braktisura në fshat, në një shtëpi, ku ishin vetëm ato të dyja dhe ato i sollën këtu në këtë qendër.”

Veronica thotë se ka gjetur të afërm të fëmijës, por ata nuk pranuan ta merrnin.

Edhe tani, shumë komunitete po luftojnë për t’u rimëkëmbur nga shkatërrimi i epidemisë së Ebolës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)