26 Prill 2024

Kosova në konferencën për shëndetin e nënës dhe fëmijës në Shkup

Prishtinë, 30 shtator - Një delegacion nga Ministria e Shëndetësisë dhe disa agjensioneve të Kombeve të Bashkuara që veprojnë në sektorin shëndetësor  në Kosovë (OBSH dhe UNFPA), i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i MSh-së, Dr. Gani Shabani, po merr pjesë në Konferencën rajonale për shtetet e Evropës Juglindore që po mbahet në Shkup me temën: \"Mortaliteti  dhe morbiditeti maternal- Përtej Numrave\".

Në këtë takim i cili ka filluar dje dhe do të zgjas deri të enjten, përveç pjesëmarrësve nga Kosova po marrin pjesë ekspertë edhe nga vendet e tjera si Maqedonia, Azerbajxhani, Shqipëria,Bosnja e Hercegovina,Serbia,Armenia dhe Gjeorgjia.

Kjo konferencë ka për qëllim që të ndihmojë pjesëmarrësit  nga shtete të ndryshme që ta kuptojnë metodologjinë e shqyrtimit dhe përpunimit të politikave në fushën e vdekjeve maternale për t\'u fokusuar jo vetëm në vdekshmërinë amtare, por edhe në sëmundshmërinë e nënave shtatzëna.  

Gjithashtu, takimi do t’i ndihmojë vendet pjesëmarrëse për të zhvilluar projektet e tyre kombëtare dhe planet e veprimit në fushën e parandalimit të  vdekjeve maternale dhe perinatale si dhe zvogëlimin e sëmundshmërisë së nënave dhe fëmijëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)