24 Prill 2024

Agani merr pjesë në Forumin Evropian për Shëndetësi Gastein

Vjenë, 30 shtator - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, do të marr pjesë në Forumin e 17-të Evropian për Shëndetësi Gastein në Austri, që organizohet me mbështetjen e programeve shëndetësore të Bashkimit Evropian.

Gjatë qëndrimit tre ditor në këtë forum, ku do të trajtohen tema  lidhur me ndërtimin e politikave shëndetësore, lidershipin në shëndetësi publike, koordinimin e mbrojtjes shëndetësore, performancën shëndetësore dhe të tjera, Ministri Agani do të ketë takime me zyrtarë të lartë shëndetësor të shteteve pjesëmarrëse, me të cilët do të diskutohet për mbështetjen e reformës shëndetësore në Kosovë.

Ky forum, i cili mbahet në Salsburg prej 1-3 tetor 2014, paraqet konferencën kryesore sa u përket politikave shëndetësore në Evropë dhe qëllimi i saj është krijimi i një kornize për këshillimin dhe zhvillimin e politikave evropiane në fushën e shëndetësisë, duke njohur parimin e subsidiaritetit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)