24 Prill 2024

Përkujtohet humanisti, Dr. Shpëtim Robaj

Prishtinë, 30 shtator - Sot, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, miq, kolegë  dhe familjarë të tij, kanë përkujtuar Dr. Shpëtim Robajn, me rastin e 16-vjetorit të vdekjes së tij. 

Ai, më 1998, derisa po shkonte për të ndihmuar në zonat e luftës,  në fshatin Likoc, kishte rënë në rrugë të minuar dhe pas plagëve nuk kishte mundur tu mbijetonte.

Për jetën dhe veprën e tij, foli dr. Curr Gjocaj, Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK, i cili tha se dr. Robaj,  ishte mjek i shquar, humanist dhe profesionist i dalluar.  Dr. Shpëtim Robaj, kontributin e tij prej profesionisti shëndetësorë e dha  në fshatin Tërpezë, ku u ndihmoi shumë pacientëve, përkundër rrethanave që ishin krijuar për mjekët shqiptarë, ai nuk u ndalë, kur kushtet për mjekët shqiptarë po vështirësoheshin dita -ditës, ai nuk u ndalë, kontributin e tij prej profesionisti filloi ta ushtronte në Klinikën private“Galaxy”, meqë në QKUK kishin hyrë masat e dhunshme.

Tek busti i tij, i cili ndodhet në oborrin e QKUK-së, në emër të punëtorëve të QKUK-së, u vu një kurorë me lule.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)