25 Prill 2024

QKUK përfiton donacione nga Ambasada Amerikane

Prishtinë, 29 shtator - Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Dr. Curr Gjocaj, ka pritur sot në takim pune zyrtarët e Zyrës për Bashkëpunim në Mbrojtje në kuadër të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. 

Me këtë rast N-Kol. Bruce A. Murphy, Shef i Zyrës për Bashkëpunim në Mbrojtje, ka njoftuar  Drejtorin e SHSKUK-së, në lidhje me investimet dhe donacionet e realizuara  deri më tani në QKUK dhe planet për investimet e ardhshme.

N-Kol. Murphy, njoftoi se shumë shpejtë pritet të fillojë implementimi i projektit për rinovimin dhe kompletimin me paisje të lavatores qendrore të QKUK-së dhe lavatores së Klinikës së Gjinekologjisë.

Sipas tij, janë dorëzuar për aprovim edhe disa projekte të tjera si formë e mbështetjes për QKUK-në, si është furnizimi me çarçafë, shtretër dhe projekte tjera me rëndësi për QKUK.

Drejtori i SHSKUK-së, falënderoi z. Muphy dhe Zyrën e tij për ndihmesën e vazhdueshme që kanë dhënë për QKUK-në, duke kërkuar që edhe në të ardhmen të ndihmojnë përmes projekteve konkrete.

Në anën tjetër Znj. Zana Tropoja- Peja, menaxhere e projekteve për ndihmesë humanitare pranë Zyrës për Bashkëpunim në Mbrojtje,  shpjegoi investimet e bëra deri tani nga kjo Zyrë dhe premtoi angazhim edhe në të ardhmen në projekte për mbështetjen e QKUK-së.

Sipas saj, është me shumë rëndësi që QKUK ta ketë një listë me prioritete për investime, në mënyrë që ZBM ta koordinojë mbështetjen dhe t’i iniciojë sa më parë procedurat e aplikimit për mbështetje të projekteve konkrete.

 Zyra për Bashkëpunim në Mbrojtje deri tani ka përkrahur QKUK-në, përmes projekteve kapitale në vlerë miliona dollarësh, duke investuar në rinovimin e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Neurokirurgjisë dhe dy kateve të Klinikës Infektive, përderisa së shpejti do të filloj rinovimin e lavatores qendrore dhe degës së saj në Klinikën e Gjinekologjisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)