23 Prill 2024

Morina: Në Neurokirurgji nuk ka ndërprerje të punës

Prishtinë, 29 shtator - Drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë, Arsim Morina ka mohuar lajmin se në Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK, ka ngecje të shërbimeve shëndetësore.

Drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë, Arsim Morina ka mohuar lajmin se në Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK, ka ngecje të shërbimeve shëndetësore, duke thënë se vëllimi i punës në sallën e operimit dhe vizitat ditore në ambulancën specialistike kanë qenë si më parë. Ai ka deklaruat se zgjedhja e tij për drejtor është në përputhshmëri të plotë me ligjin dhe standardet botërore të përzgjedhjes.

Morina ka thënë se nuk do të ketë ”bllokadë” apo “ paralizë”të punës në këtë Klinikë , të paktën nuk do të lejoj të ndodhë diçka e tillë përderisa ai të jetë udhëheqës i kësaj klinike.

“Vetë shpallja e “grevës” këto ditë nga kolegët dhe thirrja e Dr Haxhi Avdylitpër të vazhduar me grevë konsideroj që është tejet e pamatur, e papjekur dhe e papërgjegjshme ngase është jashtë çdo obligimi etiko- profesional dhe kornize ligjore. Është më se e qartë qe arsye, kushtet, mënyra e organizimit janë në kundërshtim të plotë me ligjin.

Andaj, ftoj kolegët qe të reflektojnë pozitivisht dhe mos të sfidojnë durimin instucional. Dhe krejt në fund, por jo më pak e rëndësishme frymat politike kanë filluar kalkulimet dhe presionet e tyre edhe në këtë rast e që është për keqardhje.

Të gjithë ata që më njohin e dinë shumë mirë që jam më tepër njeri i profesionit dhe shkencës se sa i politikës ditore.Çështja e dytë që jam i shtyrë të sqaroj ka të bëjë me refuzimin e kolegëve për zgjedhjen time Drejtor edhe pas shterjes se të gjitha rrugëve juridike, është se ata filluan një luftë mediale të paparë deri më tani deri në pikën e “keqpërdorimit të medieve”, fatkeqësisht duke u bazuar në shpifjen e kolegëve dhe të pavërtetën.

Ata dërguan një shkresë mediave ku kanë specifikuar disa pika, në bazë të se cilave e kundërshtojnë zgjidhjen time për drejtor. Pohoj që zgjidhja ime për drejtor është në përputhshmëri të plotë me ligjin dhe standardet botërore të përzgjedhjes”, ka thënë ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)