19 Prill 2024

Arrestohet për prodhim të produkteve të dëmshme mjekësore

Prishtinë, 23 shtator - Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencionin e Kosovës për Produkte Medicinale (AKPM), ka realizuar dy inspektime të ndara në dy barnatore me ç’ rast ka arrestuar një person me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “prodhim dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore”. Inspektimi i parë është kryer në Drenas me 19 shtator, ndërsa i dyti dje në Prishtinë.

I arrestuari në këtë rast është: E. P. i lindur me 1980

Dy barnatoret e inspektuara janë në pronësi të personit të arrestuar.

Gjatë inspektimeve të kryera në të dy lokacionet është gjetur një sasi e konsiderueshme e produkteve (barnave) të ndryshme pa të drejtë qarkullimi, barna me banderola të Serbisë dhe pa banderola, për të cilat barna inspektorët e AKPM-së kanë konstatuar se nuk kanë të drejtë të qarkullojnë në Republikën e Kosovës.

Të gjitha produktet e gjetura si të dyshuara janë evidentuar dhe konfiskuar nga inspektorët e AKPM-së, ndërsa sipas udhëzimeve të prokurorit, i dyshuari në lidhje me rastin është dërguar në qendrën e mbajtjes.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)