29 Mars 2024

Ebola deri me tani vret 2 mijë e 400 persona

Monrovia, 15 shtator - Presidentja e Liberisë Ellen Johnson Sirleaf pushoi nga puna 10 zyrtarë të lartë që sfiduan një urdhër për t’u kthyer në vend dhe për të ndihmuar në luftën kundër ebolës.

Zyrtarët përfshijnë zëvendës ministra dhe komisionerë të cilëve iu ishte kërkuar në gusht të ktheheshin në Liberi.

Vendi afrikan është goditur më rëndë nga virusi i ebolës, që ka marr deri tani jetën e më shumë se 2 mijë e 400 vetëve në Afrikën Perendimore.

Organizata Mjekët Pa Kufi e quajti situatën në Liberi, Siera Leone dhe Guine katastrofike pasi sistemet shëndetësore të këtyre vendeve nuk mund të përballojnë numrin e lartë të pacientëve. 

Virusi ka vrarë shumë punonjës të kualifikuar mjekësore, duke shkaktuar mungesë të tyre në vendet e infektuara.

Zyrtarët në Sierra Leone konfirmuan sot se një mjek i katërt gjeti vdekjen nga sëmundja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)