20 Prill 2024

OBSH: 240 anëtarë të ekipeve mjekësore janë prekur me Ebola

Gjenevë, 26 gusht - Virusi vdekjeprurës Ebola që ka përfshirë vendet e Afrikës Perëndimore ka prekur një numër të lartë mjekësh.

Sipas raportit të vlerësimit mbi këtë epidemi, lëshuar të hënën nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rezultuar se deri tani, 240 anëtarë të ekipeve mjekësore janë prekur me këtë virus, gjysma e të cilëve kanë humbur jetën. OBSH-ja konfirmon se numri i mjekëve të prekur me Ebola ka shënuar rekord.

Pak muaj më parë, OBSH-ja dërgoi 400 specialistë të shëndetit në vendet e Afrikës Perëndimore, të cilët kishin eksperienca të shumta në përballimin e epidemive të ngjashme.

Ata bashkëpunuan me mjekët lokalë për të kontrolluar dhe parandaluar virusin, i cili u shndërrua në kërcënim edhe për vetë mjekët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)