19 Prill 2024

Lejohet importi i produkteve medicinale që nuk janë të regjistruara

Prishtinë, 22 gusht - Me qëllim të luftimit të tregut të zi dhe furnizimit të popullatës me barna, të cilëve ju janë përshkruar produkte medicinale të paregjistruara, pas konsultimeve të shumta me shoqatën farmaceutike, odën e farmacisë si dhe shoqatën e distributorëve, bazuar në dispozitat e Ligjit 04/L-190, Ministri i Shëndetësisë sot nënshkroi Udhëzimin Administrativ 02/2014 - për regjistrimin dhe importin e produkteve medicinale të cilat nuk kanë paralele të regjistruara në Republikën e Kosovës

Të drejtë aplikimi për import kanë vetëm seritë e produkteve medicinale që qarkullojnë në tregun farmaceutik të BE-së, kurse baza për vendimmarrje në përputhje me këtë Udhëzim Administrativ do të  jetë  Lista e produkteve të  regjistruara në  AKPPM, në  bazë  të  nivelit 5 të  kodit ATC dhe formës farmaceutike.

Nëse i njëjti produkt medicinal e fiton të drejtën e autorizimit për marketing pranë AKPPM-së, atëherë e humb  të drejtën e importit në bazë të këtij UA.

Bazuar në pikën 11 të nenit 16 të Ligjit, Nr.04/L-190, autoriteti kompetent për implementimin e këtij Udhëzimi Administrativ është Ministria e Shëndetësisë përmes Agjencisë së Kosovës për Produkte Medicinale, përkatësisht Departamentit të Licencimit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)