28 Mars 2024

OBSh shfaq shenjat inkurajuese në luftën kundër Ebolas

Gjenevë, 20 gusht - Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi të martën për shfaqjen e shenjave inkurajuese në luftën kundër epidemisë së Ebolas në Nigeri e Guine të Afrikës Perëndimore.

Sipas organizatës, 12 raste të konfirmuara të infektimit me Ebola në Nigeri vijnë nga i njëjti burim i përhapjes. Deri tani, ndër të gjithë pacientët e prekur nga Ebola në këtë vend, një është shëruar.

Në krahasim me Liberinë e Sierra Leonen, gjendja epidemike në Guine është më e lehtë, por ende nuk është nën kontroll.

Tani Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët e saj po forcojnë masat për përballimin e epidemisë në Guine, Liberi, Nigeri dhe Sierra Leone.

Në disa rajone me gjendje më të rëndë epidemike janë krijuar zona izoluese, ndërsa OBSh-ja dhe Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së po furnizojnë me ndihma rreth 1 milionë banorë.

Sipas raportit të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, deri më 16 gusht, në Guine, Liberi, Nigeri dhe Sierra Leone ka 2240 raste të konfirmuar dhe të dyshuar si të infektuar nga Ebola, ku 1229 prej tyre kanë humbur jetën. Përveç këtyre katër shteteve, në vendet e tjera të botës nuk është shfaqur ndonjë rast i sëmundjes Ebola.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)