27 Prill 2024

6 të sëmurë me Ebola në Vojvodinë

Novi Sad, 19 gusht - Në qytetin Kikinda të Vojvodinës, gjashtë persona janë vendosur nën mbikëqyrje shëndetësore me qëllim të parandalimit të sëmundjes së Ebolës.

Bëhet fjalë për udhëtarët që kanë mbërritur nga Nigeria, Gaboni dhe Mozambiku.

Këta persona do të jenë nën mbikëqyrje shëndetësore gjatë 21 ditëve të ardhshme, për aq sa është dhe koha e zhvillimit të kësaj sëmundjeje, shkruan gazeta Dnevnik e Novi Sadit.

“Këta gjashtë persona kanë punuar në anije dhe nuk kanë pasur kontakte me popullatën lokale”, deklaroi kryeshefja e shërbimit epidemiologjik në Kikindë, Tatjana Karac.

Katër nga ta do të jenë nën mbikëqyrje për 21 ditë, ndërsa dy të tjerë do të kontrollohen për sëmundje të malaries apo ndonjë sëmundje tjetër ngjitëse.

Gjithsesi për këta persona autoritetet lokale kërkojnë të qetësojnë situatën duke raportuar se janë në gjendje të mirë shëndetësore, pa ndonjë simptomë të etheve hemorragjike, apo të sëmundjeve të tjera ngjitëse, andaj nuk ka nevojë për panik.

Virusi Ebola karakterizohet nga një temperaturë e lartë, si dhe gjakosje të trupit. Në 90 për qind të rasteve është vdekjeprurës. Epidemia e Ebolës është shpallur në Nigeri, Sierra Leone, Liberi dhe Guine.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)