25 Prill 2024

Virusi Ebola vret 729 njerëz

Guinea, 1 gusht - Virusi Ebola ka vrarë deri tani 729 njerëz dhe ka prekur në total 1323 veta, kryesisht në Guineja, Liberia dhe Sierra Leone deri në 27 korrik, njoftoi të enjten Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas OBSH-së, do të investohen 100 milionë dollarë për të përballuar epideminë e përhapjes së virusit Ebola. Zëdhënësi i Gregory Harti, u shpreh se po bashkëpunohet me Organizatën Ndërkombëtare të Avionit Civil dhe Shoqatën Ndërkombëtare e Transportit, për të monitoruar nga afër epideminë dinamike dhe për të përshtatur zbatimin e rekomandimeve të udhëtimit ose kufizimet mbi tregtinë në çdo kohë.

Virusi Ebola është vdekjeprurës dhe përhapet nëpërmjet kontaktit me njerëzit e infektuar, nëpërmjet gjakut apo lëngjeve të tjera trupore. Deri tani nuk ka asnjë mënyrë efektive për ta luftuar virusin.

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan amerikanët të mos udhëtojnë në Guine, Sierra Leone dhe Liberi, tre vendet e goditura më rëndë nga virusi i Ebolës.

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po u kërkon amerikanëve që të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme në vendet e Afrikës Perëndimore për shkak të shpërthimit \"të paparë\", siç e quan ajo të Ebolës.

Në një deklaratë të bërë sot, kjo qendër tha se ka patur raste dhune kundër punonjësve të ndihmave në rajon, dhe se infrastruktura e shëndetit publik në Liberi është tepër e mbingarkuar.

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha gjithashtu se të paktën tre amerikanë janë infektuar, duke përfshirë edhe dy punonjës të kujdesit shëndetësor në një klinikë për Ebolën.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)