20 Prill 2024

MSh do ta mbështesë prodhuesin vendor farmaceutik

Prishtinë, 30 korrik - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës do t’i ndërmarr të gjitha masat që të mbroj prodhuesit vendor farmaceutik dhe t’u mundësojë atyre funksionimin e papenguar.

Në këtë drejtim, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, në kuadër të bashkëpunimit ndërqeveritar  dhe Protokollit të bashkëpunimit midis dy ministrive të shëndetësisë (të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë), do ta përsëris kërkesën për sigurimin e partneritetit konstruktiv në sektorin farmaceutik ndërmjet dy shteteve, duke mundësuar eksportin e produkteve farmaceutike nga Kosova në Republikën e Shqipërisë.

Ministria e Shëndetësisë thekson se prodhuesi i produkteve medicinale “Trepharm” nga Kosova i plotëson të gjitha standardet e praktikës së prodhimit të mirë, të përcaktuara me direktivat evropiane dhe kjo e bazuar edhe në inspektimet e verifikuara edhe nga inspektorë ndërkombëtar të fushës së farmacisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)