19 Prill 2024

Alkoholi nuk është i mirë për shëndetin

Londër, 30 korrik - Pija me masë i bën trupit mirë, por kjo me sa duket nuk vlen në rastin e alkoholit, sipas një studimi të ri të mjekëve britanikë dhe amerikanë.

Ata thonë se edhe njerëzit që pinë me masë, nëse do të pinin më pak do t\'i rrisnin shanset e përmirësimit të shëndetit të zemrës.

Prej shumë vitesh, mjekët thoshin se alkoholi në sasi të moderuara mund t\'i bëjë mirë zemrës, por tani, të paktën një pjesë e tyre nuk mendojnë kështu.

Sipas ekspertëve, këshilla se pak alkohol mund të jetë mirë për shëndetin e zemrës është e gabuar.

Shumica e njerëzve mendojnë se e pinë alkoholin me masë, por kjo mund të mos jetë e vërtetë për shumë prej atyre që pretendojnë se pinë pak.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)