29 Mars 2024

Infektohet mjeku nga virusi “Ebola”

Sierra Leone, 24 korrik - Një mjek, i cili ka luajtur një rol kuç në luftën kundër shpërthimit të virusit “Ebola” në Sierra Leone është infektuar me këtë sëmundje. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë së shtetit afrikan.

Doktori Humarr Khan është duke u trajtuar në një spitalë në kryeqytetin e Sierra Leones nga anëtarët e organizatës humanitare “Mjekët pa kufij”.

Khan, prej kohësh punonte në Sierra Leone në trajnimin e të infektuarve me virusin vdekje prurës, si edhe në izolimin e tij.

Ministria e Shëndetësisë reagojë menjëherë, pas përhapjes së një lajmi në rrjetet sociale për vdekjen e mjekut të infektuar, duke e hedhur poshtë atë dhe tha se Khan është gjallë dhe po vazhdon trajnimin.

Deri tani Sierra Leone është një ndër vendet më të prekura me këtë virus, me 427, nga të cilët 144 persona kanë humbur jetën.

Virusi vdekjeprurës vret rreth 90% të personave të infektuar, por gjatë kësaj kohe kjo përqindje ka rënë në 60% në saj të trajtimit në kohë të të infektuarve.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)