29 Mars 2024

Fillon konferenca e SIDA-s në Australi

Melburn, 22 korrik - Delegatët e Konferencës së 20-të Ndërkombëtare të SIDAs u mblodhën në Melburn të Australisë sot për ditën e parë të plotë të seminareve dhe takimeve për të shqyrtuar gjendjen aktuale të kërkimeve mjekësore.

Rreth 12,000 delegatë, duke përfshirë shkencëtarë, aktivistë dhe njerëzve që jetojnë me këtë sëmundje do të takohen deri të premten për të diskutuar mbi rrugët për të përshpejtuar parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes.

Presidentja e Shoqatës Ndërkombëtare të Sidës, Fransuazë Barre-Sinoussi bëri thirrje për një minutë heshtje në ceremoninë e hapjes për të nderuar gjashtë delegatët që ndodheshin në avionin Malaysia Airlines.

Studiuesi i shquar holandez dhe ish-president i Shoqatës Ndërkombëtare të Sidës, Joep Lange dhe zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Glenn Thomas ishin në mesin e viktimave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)