16 Prill 2024

Ministri i Shëndëtësisë së Shqipërisë, Ilir Beqaj viziton Kosovën

Prishtinë, 25 prill - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës do të jetë sot nikoqire e një delegacioni të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga Ministri Ilir Beqaj, i cili do të zhvillohet në Prishtinë, me ç’rast do të nënshkruhet Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive në fushën e shëndetësisë.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga Ministrat Ferid Agani dhe Ilir Beqaj, ndërsa, pas nënshkrimit të saj, Komiteti i përbashkët i të dy ministrive, do të diskutojë për mundësitë e reja të bashkëpunimit midis institucioneve shëndetësore të dy shteteve dhe agjensioneve përkatëse të fushës së shëndetësisë. 

Ky takim midis Ministrave të Shëndetësisë, përkatësisht midis ekipeve të dy ministrive, mbahet në kuadër të takimeve të parapara nga agjenda e bashkëpunimit midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, e filluar kohë më parë me takimet e përbashkëta të dy qeverive.

Delegacioni nga Tirana, do të arrijë në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, sot në ora 12:00, ndërsa, marrëveshja nga dy ministrat, pas takimit të tyre, do të nënshkruhet në ora 12:45 minuta.

Pas nënshkrimit, Ministrat Agani dhe Beqaj do të deklarohen për marrëveshjen para mediave, ndërkohë që Komiteti i përbashkët do ta vazhdoj takimin me diskutim të temave të parapara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)