23 Prill 2024

GMA Danimarka premton donacione për shëndetësinë kosovare

Prishtinë, 24 prill - Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani priti sot presidentin  dhe themeluesin e OJQ-së daneze “Global Medical Aid” z. Hans-Frederik Dydensborg, ku u bisedua për nevojat e kujdesit shëndetësorë në Kosovë.

Ne takim Ministri Agani dhe z. Dydenzborg  u pajtuan te nënshkruhet së shpejti një Marrëveshje e Bashkëpunimit midis MSh-së dhe OJQ-së GMA.

Me këtë marrëveshje, kujdesi shëndetësor në Kosovë do përfitoj barna, pajisje dhe material harxhues si donacion nga organizata daneze.

Global Medical Aid, është  organizatë  joqeveritare humanitare daneze , e njohur për projektet e kujdesit shëndetësor në vendet në zhvillim. Organizata ofron  donacion me  barna, pajisje dhe produkte medicinale.

Të gjitha donacionet e bëra nga OJQ-ja daneze “GMA” janë në përputhje me udhëzimet e përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)