26 Prill 2024

Klinika Emergjente përfiton rreth 35 mijë euro donacion

Prishtinë, 24 prill - Klinika Emergjente që funksionon në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës pranoi pajisje mjekësore për monitorimin, observimin dhe diagnostifikimin e të sëmurëve dhe të lënduarve që janë në rrezik për jetë.

Vlera e këtyre pajisjeve është rreth 35 mije euro, të cilat u dhuruan donacion si rrjedhojë e bashkëpunimit të ndërsjellë nga kompania për prodhimin e çimentos Sharrcem dhe kompania Al-Trade.

Ky donacion u përkrah edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës. Këto biznese bashkëpunuan me QKUK-në në mënyrë që donacioni i tyre të kontribuoj në mirëqenien e qytetarëve.

Pajisjet u identifikuan nga vetë QKUK-ja duke u konsultuar vazhdimisht me menaxhmentin e qendrës emergjente për t’i blerë ato pajisje që janë më të nevojshme për këtë qendër.

Drejtori i Qendrës Emergjente, Basri Lenijani, u shpreh i kënaqur për këtë donacion: “Këto pajisje janë një ndihmë e madhe për klinikën Emergjente, pasi që dihet se kjo klinikë është më e frekuentuara brenda QKUK-së duke qenë qendër referente e tërë Kosovës.

Klinika Emergjente vepron vetëm prej donacioneve, prandaj çdo investim, çdo pajisje më e vogla që hynë këtu është pozitive sepse ndikon në mirëqenien e pacientëve nga gjithë Kosova.

Shpresojm që kjo nisëm e iniciuar nga Sharrcem dhe Al-Trade të ndiqet edhe nga bizneset e tjera”

Në anën tjetër sekretari i përgjithshëm i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, u zotua se Oda Ekonomike e Kosovës çdo herë do të jetë përkrahëse e donacioneve që vijnë nga vullneti i mirë i bizneseve që veprojnë në Kosovë.

“I përgëzoj kompanitë për këtë donacion. Kjo është një ndihmë e madhe që i behët sot njërës prej klinikave më të frekuentuara në Kosovë, klinikës Emergjente. Ne si përfaqësues të biznesit i inkurajojmë edhe bizneset e tjera ta ndjekin këtë frymë ” u shpreh Rukiqi.

Përfaqësues nga Sharrcemi dhe Al-Trade theksuan se përmes këtij donacioni synojnë të kontribuojnë sado pak në ngritjen e cilësisë së shërbimeve emergjente si dhe në diagnostifikimin sa më të shpejt të të sëmurëve dhe të lënduarve, për më tepër ato edhe një herë treguan se janë kompani inovative që përveç biznesit synim e kanë edhe mirëqenien e qytetarëve dhe komunitetit ku veprojnë.

Njëkohësisht ato janë kompanitë e para që kontribuojnë për departamentin e Emergjencës duke pas parasysh frekuencën e rasteve urgjente..

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)