23 Prill 2024

Thaçi vizitoi Fabrikën e barnave “TrePharm”

Prishtinë, 17 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,  në kuadër të vizitave që është duke iu bërë bizneseve në Kosovë, sot ka vizituar Fabrikën e barnave “TrePharm” në Sllatinë të Fushë-Kosovës.

Pasi është njohur nga afër me procesin e punës në repartet e prodhimit në këtë fabrikë, kryeministri Thaçi u deklarua para mediave.


Në vazhdim po e japim të plotë deklarimin e Kryeministrit Hashim Thaçi:


 “Ishte një kënaqësi e veçantë të vizitoja kompaninë “TrePharm”, familjen Prishtina, t’i uroj dhe përgëzoj për suksesin që kanë arritur; kanë krijuar mbi 350 vende të reja të punës; janë shembulli më i mirë i suksesit në sektorin farmaceutik.

Prandaj, e vizituam këtë kompani që të shikojmë mundësitë e bashkëpunimit dhe thellimit të partneritetit mes Qeverisë së Kosovës dhe biznesit kosovar.

Tash, edhe në kuadër të krijimit të Fondit për punësim, besoj se të gjitha ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe ato të mëdha, do të konkurrojnë për të zgjeruar kapacitetet e tyre, për të krijuar vendet e reja të punës.

Gjithashtu, do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë për krijimin, mbi të gjitha të ndërmarrjeve të reja, që edhe ata të fillojnë punën, të krijojnë vende të reja të punës dhe punëtorët të paguhen mirë. I gjithë ky angazhim është që të ulim papunësinë, maksimalisht, aq sa do të kemi mundësi. Krijimi i Fondit për punësim, është i dedikuar drejtpërdrejt për zgjerimin dhe forcimin e bizneseve, për krijimin e vendeve të reja të punës.

Unë kam besim të plotë se modele të tilla të suksesit kemi anekënd Kosovës.

Njerëzit e Kosovës janë njerëz punëtorë, njerëz të suksesit, të energjisë, janë njerëz të dinamikës, të prodhimit dhe që krijojnë vende të reja të punës”- tha Kryeministri Thaçi pas vizitës në “TrePharm”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)