23 Prill 2024

Mospërfillja e ligjit në shitjen e barnave narkotike në farmacitë e Kosovës

Prishtinë, 15 prill - Nga ky hulumtim i realizuar në mbi 20 barnatore në territorin e Kosovës, ka rezultuar se secili qytetarë ka mundësi që t’i blejë këto barna pa recetë të mjekut dhe pa iu kërkuar ndonjë dokument identifikimi i cili është i nevojshëm për regjistrim nga ana e farmacive për të raportuar para organeve kompetente.

Ne si institut shfaqim brengën për këtë dukuri ,ngase kjo përbën shkelje të ligjeve në fuqi dhe paraqet mundësi për blerje  dhe posedim të narkotikëve nga persona që kanë varësi nga to, njëherit edhe për ata persona të cilët nga kureshtja duan t’i provojnë efektet e narkotikëve,  e cila lehtësisht mund t’i dërgoj ata drejtë varësisë.

Në bazë të ligjeve në fuqi, çdo ilaç me përmbajtje narkotike, por edhe antibiotikët duhet të jepen me recetë të mjekut dhe të evidentohet personi i cili i blenë ato barna.

Për një gjë të tillë është raportuar nga mediat në vazhdimësi në pesë vitet e fundit, por edhe përkundër kësaj realiteti në teren tregon se nuk janë marrë masa adekuate për parandalimin e një dukurie të tillë, apo edhe nëse janë marrë masa, të njëjtat nuk kanë dhënë rezultat në parandalimin e kësaj dukurie.

Kjo natyrisht ka edhe një ndikim tjetër psikologjik në opinionin e gjërë, sepse krijon bindjen se përderisa narkotikët mund të merren nëpër farmaci, atëherë edhe narkotikët më të rëndë mund të qarkullojnë lirshëm në shoqëri.

Instituti për Kriminologji dhe Kriminalistikë, (ICCJ) vlerëson se organet kompetente për mbikëqyrjen e shitjes dhe përdorimit të barnave narkotike, duhet të fokusohen në funksionalizimin e mekanizmave që merren me implementimin praktik të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, përkitazi me shitjen dhe përdorimin e barnave narkotike në Kosovë.

ICCJ përveq pjesëmarrjes në shumë tryeza dhe seminare të ndryshme në sferën e Kriminologjisë, Kriminalistikës dhe Sigurisë, në shkurt të 2014-ës ka publikuar raportin e “Hulumtimit të Përceptimit të Opinionit Publik për Mobingun dhe Nepotizmin, në vende të punës në Kosovë”.

Poashtu ICCJ është në proces të realizimit të hulumtimit të radhës për “Delikuencën në shkolla”, i cili do të ketë karakter gjithëpërfshirës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)