24 Prill 2024

MSh firmos marrëveshje me SHSKUK dhe Universitetin e Gjakovës

Prishtinë, 14 prill - Sot në Prishtinë u nënshkrua Marrëveshja e bashkëpunimit midis Ministrisë së Shëndetësisë, Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) dhe Universitetit të Gjakovës “Fehmi Ahani”.

Nënshkrues të kësaj marrëveshja janë Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, kryesuesi i ShSKUK-së Jusuf  Dedushaj dhe Rektori themelues i Universitetit të Gjakovës, Bajram Nuraj.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi ka për qëllim mbështetjen e vazhdueshme të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” nga MSh-ja dhe SHSKUK-ja, konkretisht marrëveshja është në shërbim të rregullimit të bashkëpunimit ndërmjet MSh-së, SHSKUK-së dhe Fakultetit të Mjekësisë të UGJ “Fehmi Agani”.

Kjo marrëveshje e obligon MSh-në dhe SHSKUK-në, që t’u ofrojnë hapësirat, pajisjet dhe asistencën e duhur teknike, përfshirë resurset e nevojshme profesionale njerëzore për mbështetje të mbarëvajtjes së pjesës praktike të studentëve të FM të UGJ “Fehmi Agani”, duke qenë kështu bazë mësimore e pjesës praktike të studimeve për studentët e këtij fakulteti.

 .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)