29 Mars 2024

Arrestohet Ilir Dushi, kryeshef i AKPM-së

Prishtinë, 9 shtator - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se përmes njësisë rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Prishtinë, pas një periudhe të gjatë  kohore  të hetimeve, sot rreth orës 13:45, ka realizuar planin operativ policor në  luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në rajonin e Prishtinës.

Ky operacion policor ka rezultuar me arrestimin e tre (3) personave të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë  kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, neni 422  “Tregti e ndaluar”, neni 305 dhe “Mashtrim i blerësve”, neni 299.

Operacioni është zhvilluar me aplikimin e masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, nën mbikëqyrjen e prokurorit të prokurorisë themelore në Prishtinë.

Të arrestuarit janë dërguar para prokurorit të çështjes për zbatimin e procedurave të mëtutjeshme ligjore.

Edhe Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot është njoftuar nga zyrtarë të Policisë së Kosovës-Njësia për krime ekonomike, se dy zyrtarë të lartë të  Agjencisë së Kosovës për Produkte Medicinale (AKPM) Ilir Dushi, kryeshef ekzekutiv i këtij agjensioni dhe Haki Ejupi, drejtor i licencimit,  janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet për shpërdorim të detyrës zyrtare.

MSh do të bashkëpunojnë me organet e hetuesisë dhe të rendit për të zbardhur rrethanat e çështjes, pa e paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e dy zyrtarëve të arrestuar.

Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, bazuar në kompetencat ligjore ka marrë vendim për pezullimin e z. Ilir Dushi, nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të AKPM-së dhe kanë filluar procedurat për emërimin e Ushtruesit të Detyrës së Kryeshefit të AKPM-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)