19 Prill 2024

Arrestohen katër persona për ‘marrje me prostitucion’

Prishtinë, 27 tetor - Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, pas një hetimi disamujor dhe pas një pune hetimore ka arritur t’i identifikojë dhe t’i arrestojë katër persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për ‘marrje me prostitucion’.

Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Prizrenit, me ç’rast DHTQNJ-ja ka arrestuar:

    L. R.                lindur me 1992                       f/sh/k
    Sh. K.              lindur me 1963                       m/sh/k
    S. H.                lindur me 1976                       m/sh/k
    E. B.                 lindur me 1996                       m/sh/k

Personat e dyshuar tashmë të arrestuar dyshohet të kenë kryer veprën penale ‘marrje me prostitucion’ Neni 7.

Të dyshuarit e arrestuar me vendim të prokurorit janë dërguar në procedurë të shpejtë në Gjykatën Themelore në Prizren.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)