19 Prill 2024

Policia arreston një person për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prishtinë, 27 tetor - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas një pune hetimore lidhur me një rast për keqpërdorim të pozitës  dhe autoritetit zyrtar, ka bërë arrestimin e një personi të dyshuar në rajonin e Prishtinës.

I dyshuari i arrestuar sipas policisë dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar’ Neni 422, i cili dyshohet se ka nxjerrë një vendim të kundërligjshëm për anulimin e një tenderi, që nuk përkon me Ligjin e prokurimit publik.

I njëjti dyshohet se nuk i ka përfillur vendimet e OSHP-së, duke lënë kështu pezull procedurën tenderuese.

Pas prezantimit të lëndës te prokurori, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)