20 Prill 2024

Policia konfiskon mbi 8 kg marihuanë dhe arreston një person

Prishtinë, 27 tetor - Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Trafikim me Narkotikë, pas një hetimi ka realizuar një plan taktik, me urdhër të gjykatës, duke bërë bastisjen e një banese në lagjen ‘Dardania’, nën dyshimin e bazuar se në atë lokacion mund të ketë sasi të narkotikëve.

Pas bastisjes së banesës është gjetur sasi e narkotikëve, të cilat kanë qenë të mbështjella në 7 paketime të formave dhe madhësive të ndryshme, të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Me këtë rast është bërë arrestimi i të dyshuarit: A. M. lindur me 1993.
 
I dyshuari i arrestuar akuzohet për veprën penale ‘blerje , posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge’, Neni 273.

Sipas informatave të pranuara dyshohet se i dyshuari ka pasur qëllim shpërndarjen e narkotikëve në sasi më të vogla tek përdorues të ndryshëm.

Vlera e narkotikëve pas matjes me peshore ka rezultuar të jetë me peshë të përgjithshme 8 kilogramë e 82 gramë.

Gjithashtu lidhur me këtë rast janë konfiskuar edhe një thikë dhe tre telefona mobilë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)